Xhaka asistoi në barazimin e Baselit

Futboll

Xhaka asistoi në barazimin e Baselit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:05
Pamje nga ndeshja

Baseli rrumbullakoi 80 pikë për 33 javë në Kampionatin e Zvicrës. Futbollisti nga Kosova, Taulant Xhaka, asistoi në golin e fundit, kur Baseli barazoi me rezultat 2:2 kundër Sionit. Kampioni i ri ishte shumë afër fitores, por pësuan në minutat e fundit. 

Për Baselin shënuan Janko (33’) e Doumbia (88’-pas asistimit të Xhakës), ndërsa për Sionin realizuan: Akolo (39’) e Constant (90’).  Xhaka u paraqit titullar, duke dhënë kontributin e tij në këtë pikë të rëndësishme. Baseli kryeson me 80 pikë ose ka 18 më shumë se Young Boys në pozitën e dytë, kurse Sioni renditet i treti me 49 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat