Benjamin Kololli në Top 11 e superligës zvicerane, talenti Idriz Voca te dështakët e javës

Futboll

Benjamin Kololli në Top 11 e superligës zvicerane, talenti Idriz Voca te dështakët e javës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 maj 2017 Në ora: 15:44
Benjamin Kololli

Java e 33 e ligës zvicerane është histori dhe ngadalë është drejt përfundimit të sezonës 2016/17, shkruan “Blick”. Për shkak të humbjes së Luzernit kundrejt Lausanës (0:3), tetë lojtarë të nikoqirëve janë vendosur te dështakët e javës që lamë pas dhe gjashtë lojtarë të Lausanës në “Top-Team” ose Top-11. Në vijim keni listën e plotë:

Dështakët e javës: Jonas Omlin, Remo Arnold, Elsad Zverotic, Stefan Knezevic, Charles Pickel, Christian Schneuvly, Nicolas Hass, Filip Ugrinic, Tomi Juric, Miralem Sulejmani dhe talenti i ri shqiptar Idriz Voca.

Top 11 lojtarët e javës: Thomas Castella, Marcus Dinis, Elton Monteiro, Simeone Grippe,  Samuele Campo, Davide Mariani, Gabriel Torres, Simeone Rap, Marc Janko, Seyduo Doumbia dhe super talenti shqiptar Benjamin Kololli, i cili përpara një viti u transferua nga FC Biel në mesfushën e Lausanner./Bota sot/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat