Lamtumira e kapitenit të Gjilanit

Futboll

Lamtumira e kapitenit të Gjilanit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2017 Në ora: 16:25
Alban Hyseni

Pas një karrierë të bujshme, Alban Hyseni, anëtar i FC Gjilanit, do t’i jap fund lojës aktive. Futbollisti do të luaj ndeshjen e fundit kundër rivalit të përbetuar të qytetit, Dritës. “Faleminderit dhe lamtumirë kapiten! E shtuna do të jetë më e veçantë se zakonisht, jo vetëm për faktin se luan skuadra jonë e zemrës dhe përballë do e kemi rivalin e përbetuar për herë të fundit. Edhe kapiteni ynë legjendar Alban Hyseni i jep fund karrierës së gjatë futbollistike. Ne të jemi falënderues pafundësisht për mundin, sakrificën, dashurinë, krenarinë, besnikërinë dhe shumë virtyte të cilat na i dhurove gjatë gjithë këtyre viteve.

Po të themi lamtumirë sepse nuk do të shohim më në tapetin e blertë, por ne do të shihemi gjithsesi drejt triumfeve të mëdha që po e presin klubin tonë. Faleminderit edhe njëherë Grande Capi!”, thuhet në faqen e tifozëve ‘Skifterat’ nga Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat