Beluli: Shpresojmë në një disfatë të Lirisë

Futboll

Beluli: Shpresojmë në një disfatë të Lirisë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2017 Në ora: 19:11
Maliq Beluli në aksion

Në rast se Liria nga Prizreni importon pikë në Drenas në ballafaqim me Feronikelin, Ferizaj automatikisht humbë të gjitha shpresat për t’i ikë barazhit, për faktin se rezultatin e ndërsjellë e ka më të mirë skuadra prizrenase. Prandaj, skuadra ferizajase lutet që Liria të pëson disfatë në Drenas, ndërsa ata me fitore eventuale në Pejë ndaj Besës do të kenë gjasa reale që t’i ikin rrezikut. E gjithë vëmendja është në Drenas dhe në Pejë, ku edhe mund të dihet gjithçka se cila nga skuadrat do të mbetet në barazh, ndërsa Drita nga Gjilani ka pak shpresa për t’i shmangur zonës së barazhit.

Mesfushori i Ferizajt, Maliq Beluli, tha se janë mundësitë e fundit për t’i shmangur zonës së rrezikut, por kjo nuk varet vetëm nga rezultati në Pejë. “Janë gjasat e fundit në këto dy ndeshjet e fundit”, tha Beluli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ballafaqimi ndërmjet Besës dhe Ferizajt, do të luhet nesër në orën 17.00 në stadiumin e Qytetit ‘Shahin Haxhislami’ në Pejë. Pejanët janë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat