Sampaoli: Argjentina më kërkon të bëhem përzgjedhës i saj

Futboll

Sampaoli: Argjentina më kërkon të bëhem përzgjedhës i saj

Më: 19 maj 2017 Në ora: 19:12
Jorge Sampaoli

Trajneri i Sevilla, Jorge Sampaoli, ka thënë të premten se Federata e Futbollit e Argjentinës ka dëshirë të madhe që ai të bëhet përzgjedhës i ardhshëm i kësaj kombëtareje.

“Ka synim të qartë të vendit tim për përzgjedhës. Qysh si trajner i ri kam pasur këtë dëshirë, kjo është ëndrra ime”, ka thënë Sampaoli, duke shtuar se AFA së shpejti do të bisedojë me Sevilla për lirimin e tij, transmeton KosovaPress.

Argjentinasi 57-vjeçar vitin e kaluar nënshkroi kontratë dyvjeçare me Sevilla. Gjatë këtij vikendi Sevilla do të luajë ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll kundër Osasuna. Argjentina ka mbetur pa përzgjedhës që nga prilli, pas shkarkimit të Edgard Bauz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat