Gjeraj: Jemi në përparësi shumë më të mirë se Ferizaj - Bota Sot
Gjeraj: Jemi në përparësi shumë më të mirë se Ferizaj

Futboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Gjeraj: Jemi në përparësi shumë më të mirë se Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2017 Në ora: 19:31
Robert Gjeraj

Disa mendojnë se java e 32-të do të qartësojë situatën se cilat nga ekipet do të mbeten në barazh në elitë e futbollit. Disa mendojnë se java e fundit (e 33-të) mund të definojë gjërat, duke e marrë parasysh edhe kalendarin e skuadrave të rrezikuara si Liria nga Prizreni e cila luan në fushë të Feronikelit, Ferizaj në Pejë me Besën dhe Drita përplaset me rivalin e qytetit, Gjilani. Liria është në vend të tetë me 33 pikë, dy më shumë se Ferizaj një pozitë më poshtë dhe katër se Drita që mban vendin e dhjetë. Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj,  thotë se janë në përparësi me Ferizajn. “Mendoj se nëse shkojnë gjërat si duhet dhe pa kalkulime, do t’i ikim barazhit dhe do ta përfundojmë ashtu siç është më së miri. Sepse jemi në përparësi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test