”Ëndrra ime është ta shoh Messin me këtë fanellë”

Futboll

”Ëndrra ime është ta shoh Messin me këtë fanellë”

Më: 19 maj 2017 Në ora: 22:43
Lionel Messi

Thiago Motta shpreson që një ditë Messi të bëhet pjese e PSG-së dhe të veshë fanellën e skuadrës Franceze.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta, ka thënë se do të dëshironte shumë që ylli i Barcelonës, Lionel Messi, të bashkohet në të ardhmen me skuadrën e PSG-së”.

Në një intervistë për Goal.com, Motta është pyetur se cili lojtar do të ishte ideal për PSG-në që duhet ta transferojnë, përgjigjja e tij ishte “Është shumë e lehtë: Lionel Messi”.

“Imagjinoni sikur Messi të vij në Paris Saint-Germain. Çfarë entuziazmi do të sillte, nuk po flas vetëm për në fushë”, shtoi ai.

“Kam luajtur me të, ashtu edhe Maxëell, e njohim shumë mirë. Ai është fitues”, u shpreh më tej Motta. “Diferenca mes tij dhe lojtarëve tjerë është e madhe. Ardhja e tij këtu do të ishte e jashtëzakonshme. Messi me talenti e tij do të bëntë që skudra të kalonte në një nivel tjetër”, përfundoi Motta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat