Lacazette konfirmon largimin nga Lyon

Futboll

Lacazette konfirmon largimin nga Lyon

Më: 19 maj 2017 Në ora: 23:04
Alexandre Lacazette

Alexandre Lacazette e ka bërë të ditur largimin nga Lyon, ndërsa i ka konfirmuar bisedimet me Atletico Madridin.

Francezi ka kaluar disa sezone të mira në Ligue 1 dhe kërkon që të bëjë karrierë diku tjetër.

“Mendoj që është koha e duhur.. Dua të hulumtoj diçka tjetër, dhe të luaj në nivel tjetër”.

“Atletico është klub që në vitet e fundit po luan mirë në Ligën e Kampionëve”.

“Aty është edhe Antoine Griezmann. Nëse Atletico është klubi që kam zgjedhur do ta kuptoni pas disa muajsh”.

“Do të ishte bukur të luaja me Griezmann, pasi kemi luajtur së bashku në Francë U-18”, ka thënë Lacazette.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat