Dyshja katalunase që do të kërkojë ta lë Real Madridin pa asnjë trofe

Futboll

Dyshja katalunase që do të kërkojë ta lë Real Madridin pa asnjë trofe

Më: 19 maj 2017 Në ora: 23:30
Dani Alves dhe Sandro Ramirez

Barcelona do tu urojë fatin më të madh në botë dyshes Dani Alves dhe Sandro Ramirez, që kanë dy ndeshje vendimtare kundër Real Madridit.  

Ndeshja e fundit në La Liga për Real Madridin është ajo kundër Malagas.

Një fitore e kësaj skuadre do ta dërgonte titullin te Barcelona.

E për ta bërë këtë është i gatshëm sulmuesi Sandro Ramirez, i cili thotë se do të dyshonte ta shënonte një gol.

“Shpresoj të shënoj dhe ta dërgoj titullin te Barcelona. Shpresoj është një ëndërr. Atyre u detyrohem çdo gjë”, ka thënë Sandro.

Në anën tjetër Alves, do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve në Cardiff.

Të dy do të mundohen ta lënë Realin Pa trofe këtë sezon duke i bërë nder Barcelonës dhe duke gëzuar skuadrat aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat