Ronaldo dhe Ramos mund të thyejnë rekord historik në finalen e Championsit ndaj Juventusit - Bota Sot
Ronaldo dhe Ramos mund të thyejnë rekord historik në finalen e Championsit ndaj Juventusit

Futboll

E premte, 20 tetor 2017

Ronaldo dhe Ramos mund të thyejnë rekord historik në finalen e Championsit ndaj Juventusit

Më: 20 maj 2017 Në ora: 00:15
Sergio Ramos

Sergio Ramos dhe Cristiano Roanldo mund të shkruajnë historinë në Ligën e Kampionëve

Real Madridi dhe Juventusi do të përballen këtë edicion në finale të Ligë së Kampionëve.

Juventusi kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996, derisa Real Madridi dëshiron të bëhet skuadra e parë që triumfon në këtë garë dy herë me radhë.

Përveç klubeve, edhe dy lojtarë duan të arrijnë diçka historike në natën e tre qershorit në finalen e Kardifit.

Fjala është për katër herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Roanldon dhe kapitenin e Los Blancos, Sergio Ramosin.

Sipas UEFA-s, Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, mund të bëhen lojtarët e vetëm që shënojnë gol në tri finale të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo e ka bërë këtë në vitin 2008 me Manchester United ndaj Chelseat dhe në vitin 2014 me Real Madridin ndaj Atletico Madridit.

Derisa Sergio Ramos, ka arritur një gjë të tillë në vitin 2014 dhe 2016, që të dy golat i ka shënuar ndaj rivalëve të qytetit, Atletico Madridit.

A do të arrijnë dy kapitenët e Los Blancos të shkruajnë historinë në Champions, mbetet të shihet me 3 qershor.

Mbetet të shihet kush do të triumfojë, mbrojtja më e mirë në Champions këtë edicion, Juventusi, apo sulmi më i mirë, Real Madridi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test