Del Piero flet për finalen e Ligës së Kampionëve - Bota Sot
Del Piero flet për finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

E diel, 24 shtator 2017

Del Piero flet për finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 20 maj 2017 Në ora: 00:22
Alessandro Del Piero beson se Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Juventusi dhe Real Madridi do të përballen në finale të Ligës së Kampionëve me 3 qershor, që zhvillohet në Cardiff në “Millennium Stadium”.

Juventusi kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996, derisa Real Madridi dëshiron të bëhet skuadra e parë që triumfon në këtë garë dy herë me radhë.

Para finales së Championsit, ka folur edhe legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alessandro Del Piero, i cili beson se Juventusi mund ta mposhtë Real Madridin.

“Liga e Kampionëve? Gjithmonë do të jem fans i Juventusit. Zemra ime është Bianconer dhe shpresojë në fitore në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Del Piero.

“Shpresoj me zemër, por jo vetëm me zemër apo që e dua këtë klub, realisht mendoj se Juve ka kapacitete për ta mposhtur Real Madridin”, shtoi legjenda e “Zonjës së Vjetër”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test