Murinjo “spektakël” në stërvitje, drejton i shtrirë nga stoli: Ajaksi s’ka të drejtë të jetë në finale

Futboll

Murinjo “spektakël” në stërvitje, drejton i shtrirë nga stoli: Ajaksi s’ka të drejtë të jetë në finale

Më: 20 maj 2017 Në ora: 07:20
Zhoze Murinjo

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, e ka treguar qartazi se ndeshja e fundit e Premier Ligës nuk i intereson aspak, pasi vëmendja e tij është totalisht në përgatitjen e finales së Ligës së Europës përballë Ajaksit.

Gjatë stërvitjes së sotme për përballjen me Kristal Palasin, Murinjo është shtrirë në stol për t’u qetësuar, duke u shfaqur i painteresuar për gjendjen e skuadrës në prag të takimit përmbyllës të këtij sezoni në kampionatin anglez.

“Ajaksi nuk duhet të ishte në finalen e Ligës së Europës. Ata janë një ekip i Ligës së Kampioneve dhe vijnë që prej andej, gjithnjë kam qënë kundër këtij lloji formati. Një ekip nuk duhet të ketë të drejtë të luajë në dy kompeticione europiane brenda një sezoni. Ata që eliminohen nga Liga e Kampioneve duhet të shkojnë në shtëpi. Liga e Europës është për ekipe si ne që e kanë filluar këtë garë që nga fillimi dhe kanë luftuar për të arritur deri këtu”, u shpreh Murinjo..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat