Turneu ndërkombëtar i futbollit i Ambasadës gjermane

Futboll

Turneu ndërkombëtar i futbollit i Ambasadës gjermane

Më: 20 maj 2017 Në ora: 07:58
Ilustrim

Ambasada gjermane do të organizojë sot turneun e saj të 10-të të futbollit, me ç'rast në stadiumin “2 Korriku“, do të ndeshen ekipet e institucioneve të Republikës së Kosovës, organizatave ndërkombëtare, si dhe ambasadave.

Janë gjithsej 16 ekipe, të cilave iu duhet të tejkalojnë sfidën për të fituar titullin. Pjesëmarrës do të jenë ekipet e institucioneve vijuese: Ambasada Gjermane në Prishtinë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Ministria e Punëve të Brendshme, OSBE-ja, Grupi “Koha“, Ministria e Punëve të Jashtme, GIZ, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Drejtësisë, Ambasada e Franceze, Ambasada Zvicerane, Ambasada e SHBA-ve, Agjencia Kundër Korrupsionit, RTK-ja dhe Ministria e Integrimeve Evropiane.

Turneu do të hapet zyrtarisht në orën 09:30 me një paraqitje të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe fjalën përshëndetëse të të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës Gjermane, Christina Gehlsen në stadiumin “2 Korriku“.

Loja zhvillohet në fushë të vogël në katër grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen ndërmjet orës 10:00 dhe 14:55.

Çerekfinalja, gjysmëfinalja, ndeshja për vendin e tretë do të mbahet ndërmjet orës 15:15 dhe 18:20, ndërkaq ndeshja finale që do të mbahet në orën 18:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat