Xavi: Rabiot mund të luajë pa problem tek Barça

Futboll

Xavi: Rabiot mund të luajë pa problem tek Barça

Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:47
Xavi

Legjendja e Spanjës ka lavdëruar 22 vjecarin, duke e cilësuar lojtar të kompletuar, dhe se nuk do ta kishte problem të adaptohet me jetën në Camp Nou.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, mund të luajë për Barcelona, sipas legjendës së klubit katalunas, Xavi.

Rabiot ka shkëlqyer këtë edicion, por raportimet e ndryshme thonë se ai nuk ka marrëdhënie të mira me Unai Emery.

Por ende nuk dihet nëse PSG është gati ta lejojë të largohet; ndërsa nëse kjo ndodh, Xavi beson se ai do të përshtatej në Camp Nou.

“Ai mund të luajë për Barcelona, pa kurrfarë poblemi”.

“Rabiot di si ta organizojë lojën, të mbrohet dhe të driblojë. Është lojtar komplet dhe i vlerë si kur e ka topin, si kur nuk e ka”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat