Drejtuesit e Milan në Gjermani për nënshkrimin e Rodriguez

Futboll

Drejtuesit e Milan në Gjermani për nënshkrimin e Rodriguez

Më: 20 maj 2017 Në ora: 14:19
Ricardo Rodríguez

Drejtuesit e Milan javën e ardhshme do të shkojnë në Gjermani për të përfunduar punën e vlefshme 18 milionë euro me Wolfsburg rreth kalimit të Ricardo Rodríguez.

Marrëveshja rreth Rodriguez është arritur me lirimin e klauzolës dalëse në vlerë  22 milionë euro, transmeton Sky Sport Italia. 

Në këtë mënyrë rossonerët do të paguajnë 15 milionë plus tre milionë për bonuse për ta sjellë në radhët e veta. 

Wolfsburg ka lutur italianët për shtyrjen e finalizimit të kësaj situate derisa të mos zgjedhin plasmanin e tyre në Bundesligë në takimin kundër HSV, i cili luhet sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat