Bale dhe James të gatshëm ndaj Malagas

Futboll

Bale dhe James të gatshëm ndaj Malagas

Më: 20 maj 2017 Në ora: 15:49
Gareth Bale dhe James Rodriguez

Dy yjet e Real Madridit janë në dispozicion për trajnerin Zinedine Zidane.

Gareth Bale dhe James Rodriguez kanë arritur të lënë prapa lëndimet që kanë pasur dhe do të jenë të gatshëm për të luajtur ndaj Malagas nesër, në ndeshjen vendimtare të sezonit në La Liga, ku edhe do të përcaktohet kampioni i sivjetmë.

Bale ka qenë jashtë fushave për afro tri javë për shkak të një lëndimi në kofshë, ndërsa James ka pasur probleme muskulore të cilat tashmë ka arritur t’i rikuperojë.

Por nuk janë vetëm Bale dhe Ramos, ata që janë përfshirë në listën e trajnerit Zidane për këtë ndeshje. Edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Dani Carvajal është pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme.

Realit i mjafton edhe një pikë për t’u shpallur kampion i La Ligas, titull ky që i mungon nga viti 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat