Napoli kalon 4-1 Fiorentinën

Futboll

Napoli kalon 4-1 Fiorentinën

Më: 20 maj 2017 Në ora: 23:15
Napoli kalon 4-1 Fiorentinën

Napoli i përgjigjet Romës po me fitore me goleadë, në garën për vendin e dytë. Të kaltërit dominojnë në shtëpi Fioreninën me rezultatin 4-1, duke shkuar në kuotën e 83 pikëve, 1 më pak se verdhekuqtë që pozicionohen të dytët. Serinë e golave e nis Koulibaly që shënon që në minutën e 8, më pas Insigne në të 36-tën, ndërsa në pjesën e dytë Dries Mertens realizon një dygolësh.

Për skuadrën vjollcë golin e nderit e shënon Josip Ilicic 60′. Fiorentina mbetet në kuotën e 59 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat