Reali me superformacion për ndeshjen e titullit

Futboll

Reali me superformacion për ndeshjen e titullit

Më: 21 maj 2017 Në ora: 08:18
Real Madrid

Real Madrid sot do të luaj ndeshjen e fundit të këtij edicioni në La Liga ndaj Malagas, ku edhe vendoset kampioni

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane do të luaj me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion ndaj Malagas, ndeshje kjo e vlefshme me titullin e kampionit.

Reali në këtë ndeshje i duhet të paktën një barazim për të fituar titullin e parë pas pesë viteve dhe të 33 në histori.

Në rast se Reali humb këtë ndeshje dhe në anën tjetër Barcelona mposht Eibarin, atëherë kampion do të bëhej skuadra katalunase.

Përballja ndërmjet Malagas dhe Realit zhvillohet nga ora 20:00.

Image
Formacionet
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat