Ky është lideri i ri i Real Madridit

Futboll

Ky është lideri i ri i Real Madridit

Më: 21 maj 2017 Në ora: 09:16
Isco dhe Cristiano Ronaldo

Ishte përmendur në pjesën më të madhe të këtij sezoni se Isco do të largohej nga Real Madridi në këtë verë, por tani ka ndodhur diçka tjetër.

Mesfushori spanjoll që në vitin 2013 u transferuar nga Malaga, është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm në formacionin e Zinedine Zidanes.

Isco ka luajtur 40 ndeshje në këtë sezon për Real Madridin, duke shënuar 11 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Skuadra madrilene dëshiron që në këtë verë ta shpërblej ison duke i ofruara një kontratë të re që do ta mbaj në “Bernabeu” së paku për pesë vite.

Image
Isco
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat