UEFA ka një koment mbi ndeshjen Kukësi-Skënderbeu

Futboll

UEFA ka një koment mbi ndeshjen Kukësi-Skënderbeu

Më: 21 maj 2017 Në ora: 11:47
Kukësi-Skënderbeu

Finalja e Superligës shqiptare Kukësi-Skënderbeu, e cila u shoqërua me polemika të shumta brenda dhe jashtë fushës së lojës është komentuar edhe nga UEFA.

Organizata më e rëndësishme e futbollit evropian ka postuar një mesazh në uebsajtin e saj ku shkruan: “Kukësi është kampioni i parë kombëtar që shpallet në këtë fundjavë, duke siguruar titullin e parë në historinë e kampionatit shqiptar”.

Ndërsa sqarohej se trofeu i dytë i dhënë dje, ai i Kupës së Maltës, ku Floriana kishte mundur në finale Sliema Uonderers.

Kukësi fitoi dje titullin e parë në historinë e tij, në një ndeshje të fituar 2-0 ndaj Skënderbeut në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Presidenti i Skënderbeut Takaj, si dhe trajneri Daja kanë kontenstuar arbitrimin e gjyqtarit Enea Jorgji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat