Gjika lëshon "bombën": Skënderbeu bie nga Kategoria ...

Futboll

Gjika lëshon "bombën": Skënderbeu bie nga Kategoria ...

Më: 21 maj 2017 Në ora: 14:57
Shpëtim Gjika l

Pas festës në Kukës dhe akuzave të Skënderbeut, Shpëtim Gjika lëshon "bombën" e radhës. Ish-kreu i Bashkisë Vlorë ka zbuluar skenarët e javës së fundit të Superiores, ku sipas tij njëra mes skuadrave të Vllaznisë dhe Tiranës do të bjerë nga kategoria.

Sipas tij në statusin e publikua rnë "Facebook", Skënderbeu do të dënohet nga UEFA për trukimet dhe do të bjerë një kategori më poshtë në fund të këtij sezoni dhe Tirana apo Vllaznia do të shpëtojnë nga kjo mesele.

Ja postimi i plotë i Shpëtim Gjikës:

Mbajeni mire shenim kete status, sidomos tifozet e Skenderbeut!
E di qe do me shani, por do duroj!

Skenari i ketij kampionati eshte si me poshte:
1. Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!
2. Skenderbeut pas pak ditesh i vjen vendimi nga UEFA per trukime ndeshjesh!
3. Skenderbeu denohet te zbresi nje kategori me poshte nga Superliga!
4. Per kampionatin e ardhshem ringjitet ne Siperlige Tirana apo Vllaznia ne vend te Skenderbeut!
Keni per ta pare qe do ndodhi keshtu!
Ps: kushdo qe do me shaje apo fyej sot, nuk do ti pergjigjem, por do tja kthej 10-fish kur te ndodhi keshtu si po them une sot!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat