Me Malagën si finale për Realin

Futboll

Me Malagën si finale për Realin

Më: 21 maj 2017 Në ora: 14:59
Zidane

Trajneri i Real Madridit ka folur në prag të ndeshjes vendimtare të sezonit.

Zinedine Zidane ka paralajmëruar futbollistët e tij për ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Malagës. Trajneri francez ka thënë se sfida e së dielës (20.00) ka një rëndësi të madhe ashtu si finalja e Ligës së Kampionëve, prandaj ka kërkuar nga futbollistët e tij të jenë të përqendruar për 90 minuta.

“Nuk do të ndryshojmë asgjë, do të japim 100 për qind të forcës sonë. Jemi fizikisht dhe psikologjikisht të gatshëm për këtë ndeshje pasi që e dimë se do të jetë vështirë të fitojmë në atë terren, ku për ne është një finale”, ka theksuar Zidane.

“Ideja jonë nuk është për të marrë një barazim, por për të fituar. Ju kam thënë lojtarëve se duhet të fitojnë sepse na pret një festë e madhe. Nuk kam vendosur ende për formacionin, por mendoj se do të jetë më i duhuri”, ka theksuar ai.

Realit i mjafton një pikë për t’u shpallur kampion i Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat