Kryeziu me Luzernin fituan derbin në Zvicër

Futboll

Kryeziu me Luzernin fituan derbin në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2017 Në ora: 15:48
I gëzohen fitores

Reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu, me ekipin e Luzernit, në udhëtim fituan me rezultat 3:2 ndaj Sionit, e cila ka qenë edhe derbi i javës së 34-të të elitës së futbollit zviceran.

Kryeziu u paraqit shumë mirë me bashkëlojtarë dhe importuan tri pikë që i mbajnë ende gjasat për të siguruar një vend në garat e Europa League. Juriç (30'), Rodriguez (39' e 84') realizuan për fitoren e Luzernit, kurse Mujangi (81') e Konate (90+2) shënuan për vendasit. Luzern mban vendin e gjashtë me 46 pikë, tri me pak se Sioni që gjendet një pozitë më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat