Ajeti titullar në triumfin e St. Gallenit

Futboll

Ajeti titullar në triumfin e St. Gallenit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2017 Në ora: 16:07
Ajeti i gëzohet fitores

Skuadra e St. Gallenit arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë në elitën e futbollit zviceran.  St. Galleni bëri lojë shumë të mirë dhe triumfoi me rezultat 4:1 kundër Grasshoppers-it, në ndeshjen e javës së 34-të.  Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, e ka ndihmuar skuadrën e tij në triumfin e thellë.  

Aleksiq (34'), Tafer (77' e 84'), Wiss (82') shënuan për fitoren e St. Gallenit. Grasshoppers realizoi në minutën e parë përmes Dabbur por kjo nuk i mjaftoi për të bërë diçka më shumë. St. Gallen është në pozitën e shtatë me 40 pikë, kurse Grasshoppers renditet i teti me 37 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat