Supergol i Dybalas, Juventusi kampion i ri

Futboll

Supergol i Dybalas, Juventusi kampion i ri

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2017 Në ora: 16:51
Lojtarët e Juves festojnë

Skuadra e Juventusit është kampion i ri i Italisë. “Zonja e Vjetër” edhe praktikisht siguroi titullin e kampionit pas fitores me rezultat 3:0 ndaj Crotone-s, në ndeshjen e javës së parafundit (37-të) në Serie A. Crotone nuk kishte forcë të ndalë Juven që ishte shumë më e mirë dhe kjo humbje i rrezikon që ata të bien nga elita. Në minutën e 13-të, Cuadrado asistoi deri të Mandzukic i cili nga afërsia se pati të vështirë kaloi në epërsi Juven pikërisht në minutën e 13-të.

Në minutën e 39-të, Paulo Dybala thelloi fitoren. Ai goditi fortë nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, duke plasuar topin në pjesën e epërme të majtë të portës, ku portieri Cordaz vetëm e shikoi sesi futej topi në rrjetë. Në minutën e 83-të, Alex Sandro vulosi fitore me 3:0 pas asistimit të Dybalas Juventusi udhëheq me 88 pikë, ka katër më shumë se Roma në vend të dytë, kurse Crotone renditet i 18-ti me 31 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat