Milani arkëton tri pikë domethënëse

Futboll

Milani arkëton tri pikë domethënëse

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2017 Në ora: 17:02
Gerard Deulofeu

Skuadra e Milanit arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për një vend në garat evropiane. Milani e mposhti me rezultat 3:0 Bologna-n, në ndeshjen e javës së 37-të në Serie A në futboll. 20 minutat e fundit kanë qenë edhe vendimtarë për fitoren e rossonerëve. Në minutën e 69-të, një veprim shkollor i vendasve, kur Gerard Deulofeu del i vetmuar dhe shënoi për 1:0. Në minutën e 73-të, Keisuke Honda shënoi eurogol.

Ai nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, goditi bukur dhe topi fërfëllohet në këndin e majtë të portës rivales, 2:0. Kur pritej se takimi do të mbyllej, rossonerë shënuan edhe një herë përmes Gianluca Lapadula pikërisht në minutën e 90+1. Milani është në vend të gjashtë me 63 pikë, ndërsa Bologna mban pozitën e 15-të me 41 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat