Xhaka e Shaqiri ballëlartë në Premier League

Futboll

Xhaka e Shaqiri ballëlartë në Premier League

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2017 Në ora: 17:59
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Arsenalit me gjithë fitoren me rezultat 3:1 kundër Evertonit, nuk i mjaftoi për të siguruar një vend për në garat e Champions League. Arsenali mbetet jashtë garave të Champions League, por do të garojë në Europa League. Për Arsenalin realizuan: Bellerin (8’), Sanchez (27’), Ramsey (90+1’)  dhe për Evertonin: Lukaku (58’-nga penalltia).

Vendasit luajtën me një lojtar me pak nga minuta e 14-të kur Koscielny u përjashtua nga loja, por as kjo nuk i ndihmoi Evertonit. Xhaka u paraqit deri në minutën e 62-të, ndërsa Arsenali zuri vendin e pestë me 75 pikë të tubuara. Xherdan Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren e Stoke Cityt në udhëtim me rezultat 1:0 kundër Sauthamptoni. Shaqiri luajti 90+2 minuta por u ndëshkua me karton të verdhë dy minuta më herët. Në minutën e 60—të, Crouch shënoi për fitoren e Stoke Cutyt e cila përfundoi në vend të 13-të me 44 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat