N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Ndonëse u transferua vetëm një vit më parë te kampionët e rinj të Anglisë, N’Golo Kante, ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, me paraqitjet e jashtëzakonshme që ka bërë nën drejtimin e Antonio Contes këtë sezon.
Siç shkruan Don Balon, mundësitë janë më se të mëdha që Kante të vesh fanellën e Realit nga sezoni i ardhshëm dhe një rol të madh për këtë ka trajneri Zinedine Zidane, që ka marrëdhënie të mira me bashkëkombësin e tij.
Kante është zgjedhur futbollist i vitit në Premier Ligë.