Ronaldo thyen heshtjen dhe flet për titullin

Futboll

Ronaldo thyen heshtjen dhe flet për titullin

Më: 22 maj 2017 Në ora: 00:36
Crisitiano Ronaldo

Ishte padyshim lojtari kryesor i Real Madridit dhe më meritori për këtë titull të fituar.

Fjala është për futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon i cili shënoi golin e parë ndaj Malagas.

Portugezi ka folur pas ndeshjes për titullin e fituar duke thënë se ishte i merituar.

“Që nga fillimi i stinorit ne kemi synuar fitimin e kampionatit dhe jemi me fat. Ishte një triumf i merituar”, deklaroi Ronaldo.

Ai ka thënë se gara këtë vit për titullin ishte spektakolare.

“Jam shumë i kënaqur. Ishte një stinor spektakolar që u vendos vetëm në ndeshjen e fundit për fituesin”.

Ronaldo në fund foli edhe për finalen e Ligës së Kampionëve ku thotë se do të jetë vështirë.

“Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë finalja, por tani duhet ta gëzojmë titullin e kampionit që na mungon që pesë vite”, përfundoi Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat