Allegri i lumtur për titullin: Tani të fitojmë Championsin

Futboll

Allegri i lumtur për titullin: Tani të fitojmë Championsin

Më: 22 maj 2017 Në ora: 07:02
Juventus

Juventusi ka fituar të gjashtin titull kampion të Italisë radhazi, të tretin nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Trajneri i bardhezinjve shprehet mjaft i lumtur për titullin, por kërkon përqëndrim të vëmendjes në finalen e Cardifit. 

"Jam shumë i lumtur për titullin e fituar. Është trofeu i dytë brenda javës, por ai më i rëndësishmi do të diskutohet më datë 03 qershor, ndaj Realit", tha Allegri. 

Trajneri i bardhezinjve vlerësoi gjendjen e ekipit dhe theksoi se kalimi në skemën 4-2-3-1 ishte një nga momentet kyç të sezonit, pasi skuadra u gjend shumë mirë në atë rreshtim. 

Allegri ka fituar katër tituj të Serisë A në karrierën e vet, një më Milanin dhe tre me Juventusin. Por cili ka qenë më i veçanti? "Çdo titull është i rëndësishëm. Më i veçantë ishte ai me Milanin, pikërisht se ishte i pari që fitoja", u shpreh Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat