Kane i lumtur për çmimin “Këpuca e Artë”

Futboll

Kane i lumtur për çmimin “Këpuca e Artë”

Më: 22 maj 2017 Në ora: 08:09
Kane

Sulmuesi i Tottenham Hotspur edhe një herë ka fituar çmimin “Këpuca e Artë” në Premier League.

Ai pra është golashënuesi më i mirë në kampionatin anglez për sezonin 2016/2017.

Kane ka shënuar 29 gola gjithsejtë, për çka është shprehur edhe krenar pas pranimit të trofeut.

“Tejet i lumtur pasi fitova këtë trofe të bukur edhe një herë”.

“Faleminderit skuadrës që më ndihmoi për të arritur këtë. Përfundim i jashtëzakonshëm edhe këtë javë”, ka shkruar Kane në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat