Livoreka: E meritojmë elitën

Futboll

Livoreka: E meritojmë elitën

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2017 Në ora: 10:14
FC Driita

Drita shënoi fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj rivalit të përbetuar të të njëjtit qytet, Gjilani, në derbin më të madh vendorë të elitës së futbollit. Për Dritën është një fitore tejet e rëndësishme, ndërsa Gjilanin e tradhtoi fati sportiv tre minuta pa përfunduar sfida. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Përparim Livoreka, në minutën e 87-të pas harkimit të Viktor Kukës. Livoreka nuk “prek në tokë” për fitoren që shënuan ndaj rivalit. Ai tha se është një fitore domethënëse që ia shton motivin, por në anën tjetër e ka ngritur në vend të nëntë me 32 pikë dhe ka dy me pak se Liria një pozitë më lartë në klasifikim. “Kemi edhe një ndeshje dhe të  shohim çka do të ndodh.

Nëse shkojmë në barazh, duhet të përgatitemi për me fituar at ndeshje”, ka thënë Livoreka për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A jeni i lumtur që realizuat në derbin e madh, është hera e dytë radhazi që shënoni ndaj Gjilanit? “Është një ndjejnë e veçantë kur shënon në derbi të tillë sidomos ky është një ndër më të  mëdhenjtë në trojet  shqiptare.  Duhet falënderuar edhe ‘Intelektualët’ që vërtet kanë bërë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe na përkrahen deri në fund”, thotë sulmuesi. Ai është i bindur se do ta sigurojnë ekzistencën në elitë: “Besoj fuqishëm, sepse kemi ekip shumë të mirë dhe jemi pa meritë aty, por një e theksoi se Superliga pa Dritën nuk ka hijeshi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat