Kuqezinjtë sulmuan, por nuk fituan

Futboll

Kuqezinjtë sulmuan, por nuk fituan

Më: 22 maj 2017 Në ora: 10:17
Pamje nga ndeshja

Shkëndija nga Tetova barazojnë 2:2 me Rabotniçkin në Tetovë në një takim të zhvilluar pa praninë e publikut. Miqtë avansonin 0:2 pas pjesës së parë, ndërsa në të dytën Radeski me dy gola solli një pikë.

Ndeshja nisi shumë keq për Shkëndijën që pa veten në disavantazh pas vetëm shtatë minutave lojë. Kundërsulm i miqve me Markoskin që godet saktë me të majtën për epërsi 0:1 të Rabotniçkit. Goli i shpejtë i pranuar imponoi lojë edhe më sulmuese me Hasanin që provoi i pari nga gjuajtja e lirë por pa sukses. Në minutën e 17-të depërton bukur Abdurahimi, por shpëton para portës Herera. Në anën tjetër Zahov ndal një tentim të Markoskit, para se në vazhdim të pasojnë tentimet e pasuksesshme të “kuqezinjëve” me Abdurahimit dhe Zejnullait. Rabotniçki demonstroi ndëshkim të rasteve të humbura nga vendasit, kur në minutën e 41 Vukoviq shënoi për 0:2, pasi i’u kthy para portës nga traverza pas një intervenimi të bukur të Zahovit.

Në fillim të pjesës së dytë Shkëndija nisi furishëm dukë krijuar në shpejtësi tre mundësi shënimi. Fillimisht Radeski u gjet i vetmuar por kujtohet gjatë dhe lejon mbrojtësit të pastrojnë, pak më vonë asistin e Hasanit e pret Junior në mënyrë atraktive por vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës, ndërsa disa sekonda më vonë goditja e fortë e Radeskit shkoi mbi portë.  

“Kuqezinjtë” vazhuan të sulmojnë dhe në minutën e 68-të Radeski ndalet me faul në zonë, duke fituar penalti. Hasani goditi fortë nga pika e bardhë, mirëpo Shishkovski shfaqet me pritje të bukur duke ruajtur portën e tij. Pak më vonë sërish duel Hasani-Shishkovski, epilogu i njejtë pret portieri mysafir. Insistimi s’kishte si mos të jepte rezultat dhe në minutën e 74-t Junior asiston bukur për Radeskin i cili realizon për 1:2. Tani kërkohej goli i barazimit dhe 8-të minuta para fundit Juffo lëshon një predhë të fortë që shkon pak mbi traun e portës. Pak më vonë provon Hasani me kokë, por pret Shishkovski. Barazimi erdhi në minutën e 88-të kur Radeski pret një top në zonë dhe me goditje me të parën dërgon topin në rrjetë për simetri në rezultat. Deri në fund Shkëndija provoi përmbysjen, mirëpo nuk kishte kohë për diçka të tillë.

Shkëndija-Rabotniçki 2:2 (0:2)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra anësorë: Nikolla Bozhinovski dhe Sashe Toshevski
Golashënues: Radeski 74′ dhe 88′ (Shkëndija), ndërsa Markoski 7′, Vukoviq 41′ (Rabotniçki)
Kartona të verdhë: Zejnullai (Shkëndija), Najdenov (Rabotniçki)
Shkëndija: Zahov, Bejtullai, Alimi, Totre (Shefiti 74′), Hasani, Radeski, Murati, Zejnullai (Junior 46′),  Pollozhani, Todorovski, Rabotniçki: Shishkovski, Sadiki, Herera, Duranski, Najdenov, Siljanovski, Shikov, Markoski, Ivanovski (Mitrov 76′), Trajçevski (Sahiti 63′), Vukoviq (Elmas 81′).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat