Edicion shumë i keq për Januzajn!

Futboll

Edicion shumë i keq për Januzajn!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, pa dyshim se ka pasur një edicion shumë të keq, pasi që me skuadrën e tij, Sunderland, humbën statusin në Premier League.

Goal ka publikuar formacionin më të dobët të javës ku gjendet edhe Januzaj. Shqiptarit nuk po i ecë në Sunderland dhe mbetet të shihet nëse klubi anglez do të blejë krejtësisht kartonin e Januzajt, i cili është vetëm në formë huazimi nga Manchester United.

Jose Mourinho tashmë ka konfirmuar se Januzaj nuk ka të ardhme në “Old Trafford”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat