Sacchi: Juve ekip me heronj, favorite në finale!

Futboll

Sacchi: Juve ekip me heronj, favorite në finale!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:25
Sacchi

"Kjo arritje e Juventusit është ndërtuar nga një rritje e madhe, por jo nga ndonjë mrekulli: Është e fortë si skuadër, por mbi të gjitha ka njerëz që kanë shumë vlera si brenda dhe jashtë fushave", kështu e nis analizën e tij Arrigo Sacchi. 
Mjeshtri i madh i futbollit në Itali e sheh Juventusin dhe më mirë se Reali në finale.
"Ata nisen për mua favorit në finale. Kanë një grup që marrin më të mirën e mundshme. Një qytet i madh, një trajner i madh, që janë në kohezion për atë që përfaqëson ky grup. Komplimente Allegrit që ka marrë më të mirët e skuadrës që është e përbërë nga shumë kampion. Ai është një ndër më të mirët e shkollës italiane", u shpreh Sacchi në analizën e tij për trajnerin e bardhezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat