Gjoka ka hyrë në librin e lavdishëm të historisë

Futboll

Gjoka ka hyrë në librin e lavdishëm të historisë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:19
Ernest Gjoka

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka ka hyrë në librin e lavdishëm të historisë së futbollit kuksian. Strategu i kampionëve të rinj të vendit ka dhënë një intervistë për emisionin “Zona Gol”, duke treguar dhe planet për të ardhmen.

“Liga e Kampioneve është një ëndërr darke, por grupet e Ligës së Europës janë më të arritshme dhe dua ta realizoj këtë ëndërr. Por për të arritur diçka të tillë duhet t’i marrim gjërat me radhë. 

Si fillim të mbarojmë kampionatin, më pas do të ulemi me presidentin të flasim për përforcimet që do i bëjmë ekipit. Pasi të bëjmë këto, na mbetet vetëm të punojmë dhe të shpresojmë për të bërë diçka të bukur”, tha Gjoka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat