Blerja e parë e Milanit

Futboll

Blerja e parë e Milanit

Më: 22 maj 2017 Në ora: 18:50
Mateo Musacchio

Tani vjen edhe goditja e parë në afatin kalimtar të verës. Milan e ka mbyllur (edhe një javë kanë mbetur në Serie A)  sezonin 2016-17 dhe ka nisur të mendoj për vitin e ardhshëm ku objektivi do të jetë një nga katër vendet e para të kampionatit që sjell direk rikthimin në Champions League.

Në mëngjesin e sotëm në klinikën ‘La Madonnina’ në Milano kaloi me sukses vizitat mjekësore mbrojtësi argjentinas me pasaportë italiane, futbollisti Mateo Musacchio, i cili do të firmosë kontratën me Milanin. “Jam shumë i kënaqur,” – ishin fjalët e Musaccio, i cili do të firmosë deri në vitin 2022 me kuqezinjtë. Në arkat e Villarrealit do të shkojnë 18 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat