Shukriu: Më la djali pa koment me këtë dhuratë

Futboll

Shukriu: Më la djali pa koment me këtë dhuratë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:10
Shukri Paçarada me dhuratën e djalit të tij

Ish-portieri i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, Shukri Paçarada, është befasuar me dhuratën e djalit të tij, Learti, i cili luan për ekipin e Sandhausenit në Bundesliga II.

“E kam shumë mërzi ti postoj gjërat private por kësaj here më la djali pa koment me dhuratën që ma bëri për ditëlindje. Leart, Zoti të bekoftë”, shkruan Paçarada.

Shukriu është krenar me të birin për lojën që po bënë në Sandhausen, ndryshe është pjesë e kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat