Një ditë pas titullit

Futboll

Një ditë pas titullit

Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:39
Zidane

Një ditë pas titullit numër 33 në La Liga, Real Madrid është pritur nga kryebashkiakja, Manuela Carmena.

Florentino Perez ka përfituar nga rasti për t’i lëshuar sfidën Juventusit: “Më 3 qershor kemi një finale, – tha presidenti i “Los Blancos”, – Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim shpirtin deri në minutën e fundit të ndeshjes për të fituar.” Më pas, komplimentet për Zidane: “Eshtë një simbol i yni. Në një moment të karrierës të tij ka qenë futbollisti më i mirë në botë, ndërsa tani është trajneri më i mirë. Dua ta falënderoj për mënyrën si po punon.” Fjalë të ëmbla edhe për futbollistët:

“Kjo skuadër, – tha sërish Perez, – ka treguar edhe një herë tjetër të gjitha vlerat që e bëjnë klubin tonë legjendar në futboll. Endrra jonë është të rikthehemi në sheshet e Madridit për të festuar më 4 qershor. E di që kemi futbollistët e duhur për të synuar për herë të 12-të trofeun e Champions League. Ky është Reali, futbollistët e dinë, ashtu si Zidane. Fituam kampionatin më të vështirë dhe të fortë në të gjithë botën me shumë mund dhe përulësi. Kemi shënuar në të gjitha ndeshjet e luajtura dhe kjo tregon filozofinë e skuadrës tonë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat