Ja çfarë thotë Guardiola për të ardhmen e Agueros

Futboll

Ja çfarë thotë Guardiola për të ardhmen e Agueros

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:11
Gabriel Jesus

Sulmuesi argjentinas ende nuk e ka të sigurt nëse do të qëndrojë te Manchester City.

Ardhja e Gabriel Jesus ka bërë që të shtohen dyshimet rreth qëndrimit të Sergio Agueros te Manchester City.

Por vetë trajneri i Citizens, Pep Guardiola nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetarëve për të ardhmen e Agueros dhe të kapitenit Vincent Kompany.

Spanjolli ka thënë që për të satën herë duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje, si dhe ka konfirmuar ata do të mbesin në skuadër.

“Nuk e di edhe sa herë do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje! Ata janë lojtarë të Manchester Cityt dhe do të mbesin me ne”, ka thënë Guadiola.

“Të dy janë pjesë e rëndësishme e skuadrës tonë dhe nuk do të largohen nga klubi as në këtë verë e as në tjetrën”, ka shtuar më pas Pep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat