Barcelona vendos për Vidal

Futboll

Barcelona vendos për Vidal

Më: 23 maj 2017 Në ora: 00:36
Aleix Vidal

Aleix Vidal do të mbetet në Barcelonë edhe edicionin e ardhshëm.

Drejtuesit e Barcelonës kanë njoftuar mbrojtësin e djathtë spanjoll, Aleix Vidal se llogarisin në shërbimet e tij për edicionin 2017/18, shkruan Mundo Deportivo.

Lojtari mungon që disa muaj, për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në nyjë të këmbës.

Vidal ishte transferuar në Barcelonë në vitin 2015 nga Sevilla dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2020.

Kujtojmë se shumë skuadra të mëdha evropiane po interesohen për Vidal, ku më e interesuara është ajo italiane, Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat