Carpi në gjysmëfinalet e play-off të Serisë B

Futboll

Carpi në gjysmëfinalet e play-off të Serisë B

Më: 23 maj 2017 Në ora: 05:30
Carpi - Citadela

Carpi kaloi në gjysmëfinalet e play off të Serisë B pasi mundi 2-1 në stransfertë Citadellën pavarësisht se në renditje ishte renditur më poshtë se vendasit. Citadella kishte epërsinë e fushës por dhe të një barazimi në 120 minuta që do ta lejonte të kalonte më tej, por Carpi që luante vetëm për fitore arriti ta marrë atë duke luajtur në sulm e duke shfrytëzuar në maksimum cdo aksion. Llolo i dha epërsinë miqve me golin e 0-1 në pjesën e parë ndërsa në të dytën Mbakogu shënoi dhe golin e 0-2 duke i dhënë sigurinë e rezultatit të tijve.

Në të 67-tën Iuonco rihapi ndeshjen por deri në fund nuk ndryshoi më asgjë me Carpin që shkon në gjysmëfinalen e play off duke u afruar dhe një hap më shumë me Serinë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat