Hajdari: Një panoramë shumë e keqe, tani pas pranimit në UEFA e FIFA

Futboll

Hajdari: Një panoramë shumë e keqe, tani pas pranimit në UEFA e FIFA

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2017 Në ora: 10:15
Pamje e lopëve në stadiumin në Kastriot

Sulmuesi i kampionit të ri, Trepçës ’89, Fiton Hajdari, e pranon se një panoramë e tillë nuk i duhet futbollit tonë. “Ndihem keq edhe pse sa isha në ndeshje nuk i kam pa lopët. Nuk i kam shikuar, por tani në këtë foto që po shihet është një pasqyrë e keqe për futbollin tonë. Një panoramë shumë e keqe sidomos tani pas pranimit në UEFA e FIFA”, ka thënë Hajdari.

A mendoni se në të ardhmen do të ketë rrethoja dhe një rregull më shumë në stadiume? “Mendoj që shumë shpejt do të rregullohen këto gjëra në secilin klub dhe ta bëj një stadium sa më të mirë dhe me kushte më të mira për shikuesit”, thotë Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat