Kollari: Republika e Irlandës pamë se kishte një ekip homogjen

Futboll

Kollari: Republika e Irlandës pamë se kishte një ekip homogjen

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:10
Pamje nga stërvitja

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës U-17, pasdite kanë mbajtur një stërvitje të lehtë, më tepër si stërvitje regjenerimi, që sot në ballafaqim me Kombëtaren e Republikës së Irlandës të jenë të gatshëm plotësisht. Atmosfera në Kombëtare sidomos pas fitores kundër Danimarkës është mjaft e mirë sikur që edhe gjendja shëndetësore sipas mjekut të Kombëtares dr. Murat Berisha, është e mirë. Sot në orën 18.30 sipas kohë lokale (19.30 sipas kohës në Kosovë) në stadiumin ‘Solar Park 21’, Kombëtarja e Kosovës U-17 do të takohet me Kombëtaren e Republikës së Irlandës. Në fushën afër hotelit ku po kryente stërvitjet Kombëtarja e Kosovës po stërviste edhe ekipi  i njomakëve të sportit kombëtar (Garlic) i Republikës së Irlandës me të cilët shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës bëri një fotografi me kërkesën e njomakëve.

Ndërkohë, pas stërvitjeve ja se çka deklaruan disa prej tyre protagonistëve. Besnik Kollari, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, ka thënë: “Pas një fitoreje jashtëzakonisht të mundimshme, por tepër domethënëse, sidomos për futbollistët, të cilët kanë marrë një shtytje të madhe, nesër na pret një ndeshje mbase edhe më e vështirë se e para, por ne kemi punuar që të jemi të qetë duke zbatuar detyrat në mënyrë që të kemi përqendrimin drejt një rezultati pozitiv.

Është jashtëzakonisht me interes ashtu siç ka kërkuar edhe UEFA për zhvillimin e kësaj grup-moshe që secili futbollist të ketë edhe kohën e duhur në ndeshje. Kjo na ndihmon që të kemi pasqyrë reale për mundësitë e secilit futbollist. Republika e Irlandës pamë se kishte një ekip homogjen dhe cilësor, por jo të pamposhtur. Do të japim ma ë të mirën për rezultat pozitiv”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat