Misini: Jo me akuza e teke

Futboll

Misini: Jo me akuza e teke

Nga: K.Goca Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:24
Tifozët Torcida

Tash Mitrovica ka edhe një tifo grup, si ‘Djemtë e Minatorit’, që do të jenë tifozët e Trepçës ’89, kampion i Kosovës.  “Torcida” tradicionalisht është dhe mbetet tifozeri e Trepçës. Ish-futbollisti Lindrit Misini, ka komentuar ngjarjet e fundit në futbollin mitrovicas. “Unë Lindrit Misini 18 vite kam derdh djers për klubin Trepça ’89 dhe kur s’e tradhtova as klubin as qytetin, Torcidën gjithmonë e kam në zemër dhe kam respekt të veçantë për këtë tifo grup. Tash jam në biznes dhe prapë mundohem sadopak të kontribuoj për këtë qytet dhe sportin e Mitrovicës, jam shumë i interesuar që këto mosmarrëveshje të evitohen shumë shpejt. Torcida është aty, Trepça ‘89 është kampion dhe do të garon në Ligën e Kampionëve, ku ditët e mira po na presin. Të shkojmë në Ligën e Kampionëve siç na ka hije e jo me akuza e teke”, shkruan Misini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat