Skuadrat shqiptare që luajnë në garat evropiane

Futboll

Skuadrat shqiptare që luajnë në garat evropiane

Më: 23 maj 2017 Në ora: 18:10
Lojtarët e Skënderbeut

Federate Shqiptare e Futbollit ka mbaruar përfundimisht dokumentacionin për klubet shqiptare potencialisht të mundshme për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Ndryshimet e kritereve të licencimit e kanë komplikuar ndjeshëm procesin dhe e ka bërë atë më strikt se sa në edicionet e shkuara.

Pas direktave të UEFA-s sektori i licencimit në FSHF në katër muajt paraardhës ka kryer të gjithë dosjet përkatëse dhe 6 ekipe nëse do kenë mundësi sportive do luajnë në Europë. Kukësi do të luajë në Champions League, ndërsa Partizani dhe Skënderbeu në Europa League.  Luftëtari, Vllaznia dhe Tirana kanë marrë gjithashtu po-në që nëse do kenë rast të luajnë në Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat