Ka luajtur për klubin rival, por Gattuso është tifoz i Juves në finale të Ligës së Kampionëv

Futboll

Ka luajtur për klubin rival, por Gattuso është tifoz i Juves në finale të Ligës së Kampionëv

Më: 23 maj 2017 Në ora: 18:36
Gennaro Gattuso

Ikona e Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se si një italian, do të jetë tifoz i Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër luan kundër Real Madridit më 3 qershor në Cardiff dhe mund të bëhet klubi i parë italian që e fiton garën e madhe evropiane që nga viti 2010.

“Si një italian, unë jam i tëri për Juventusin”, është shprehur Gattuso për Sky.

“Duhet të kthehemi sërish në maje të Evropës dhe shpresoj që një klub italian ta kthejë Ligën e Kampionëve në Itali”.

“Është dukur e paimagjinueshme para dy apo tre viteve, por ky Juve, me stadiumin e ri dhe bordin e ri, ka ndërtuar një skuadër të rëndësishme”.

“Ata madje nuk duken si ekip italian dhe kjo është gjë e mirë për futbollin tonë”, ka shtuar ish-mesfushori italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat