Katër pozitat që do t’i përforcojë Ernesto Valverde nëse merr drejtimin e Barcelonës

Futboll

Katër pozitat që do t’i përforcojë Ernesto Valverde nëse merr drejtimin e Barcelonës

Më: 23 maj 2017 Në ora: 21:55
Ernesto Valverde

Barcelona do të transferojë katër lojtarë në afatin kalimtar veror nëse drejtimin e skuadrës e merr Ernesto Valverde.

Pasi të përfundojë sezoni aktual, Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i Blaugranëve, ndërsa trajneri i Athletic Bilbaos përmendet si favoriti kryesor për ta zënë vendin e tij.

Nga ana tjetër, 53-vjeçari tashmë është konfirmuar se do të largohet nga Bilbao dhe ky njoftim i shton spekulimet se do ta marrë drejtimin e katalunasve.

Barca dështoi ta fitonte titullin e La Ligas dhe u eliminua nga Juventusi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ashtu që duhet ta përforcojë skuadrën për të konkurruar për trofe në sezonin e ardhshëm.

Veteranët Andres Iniesta, Sergio Busquets e Gerard Pique kanë treguar shenja të venitjes, ndërsa transferët e rinj Andre Gomes, Paco Alcacer e Lucas Digne – kanë zhgënjyer.

Prandaj, Valverde dëshiron një mbrojtës të djathtë (pasi Barca ka dështuar ta zëvendësojë Dani Alvesin prej se shkoi te Juve), dy qendërmbrojtës dhe një mesfushor qendror.

Konfirmimi i trajnerit të ri të Barcelonës do të bëhet pas finales së Kupës së Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat