Mourinho anulon konferencën për media

Futboll

Mourinho anulon konferencën për media

Më: 23 maj 2017 Në ora: 22:02
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk iu është drejtuar gazetarëve në prag të finales së Ligës Evropa kundër Ajax-it, e cila zhvillohet nesër në Stokholm në ora 20:45.

Konferenca për shtyp e trajnerit të Manchester United ishte paraparë për sot në ora 18.00, por United kërkoi anulimin për shkak të sulmeve të mbrëmshme terroriste në Mançester në koncertin e Ariana Grande, në të cilin humbën jetën 22 vetë dhe 59 të tjerë u plagosën. 

Ndryshe, futbollistët e Mourinho kanë mbajtur një minutë heshtjeje në stërvitjen e fundit, ndërsa klubi ka shfaqur brengosjen për shkak të sulmit në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat