Ajax - Manchester Utd, finale drithëruese

Futboll

Ajax - Manchester Utd, finale drithëruese

Nga: K.G. Më: 24 maj 2017 Në ora: 10:28
Mourinho

Dy skuadra të mirënjohura, Ajax Amsterdam dhe Mancehster Utd, do të ndeshen në finalen e madhe të  Europa League, e cila do të zhvillohet sonte në orën 20.45 në stadiumin  “Friends Arena” në Stokholm.

Një finale drithëruese, për faktin se Ajax-i mëton ta ketë në vitrinat e tyre, po ashtu edhe Manchester Utd, madje kjo e fundit do ta siguronte edhe kualifikimin direkt në fazën e Champions League. Ajax-i beson në cilësitë që ka, kurse Manchester Utd konsideron se ka ekipin më të mirë dhe do ta përqafojnë trofeun në fund. Trajneri i Manchester United Jose Mourinho, është edhe i tronditur me aktin terrorist që ndodhi në Manchester. Ai nuk ka dyshime se qyteti i Manchesterit do të qëndrojë i fortë dhe i bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat